♈️ Dashi
Sot jeni te detyruar t’i ktheni syte nga vetja dhe te pushtoni terrenin e ceshtjeve personale.
Sa me shume te investoni tek vetja, aq me shume fuqi do te fitoni.
Me pas, ekonomia merr frenat dhe vendos ritmin e ngjarjeve ne favorin tuaj.
♉️ Demi
Sot levizni mes iluzioneve dhe ndjesise se dicka e rendesishme po ju rreshqet nga duart.
Eshte si nje enderr e paqarte ku e dini se mungon nje veprim vendimtar. Neser perballeni me realitetin e zhveshur dhe do t’ju duhet te kapeni pas cdo mundesie me forcen e atyre qe nuk pranojne humbjen.
♊️ Binjaket
Sot aleatet dhe miqte me peshe forcojne figuren tuaj dhe ju vendosin ne qender te vemendjes. Por neser nis perballja e vertete. Demonet e jashtem dhe ata qe mbani te fshehur brenda vetes kerkojne hesap.
♋️ Gaforrja
Keni kaluar dite duke u ndeshur me nje mur te forte ne karriere. Kundershtari nuk rrezohet me sulm frontal. Fitorja vjen vetem duke afruar prane vetes personin e duhur dhe duke levizur me strategji, jo me impuls.
♌️ Luani
Sot merrni nje lajm ose pergjigje qe duket sikur ka kaluar permes flakeve te ferrit per te mberritur tek ju. Mos u qetesoni shume. Ne horizont shfaqet figura me e forte e kampit kundershtar dhe beteja profesionale sapo po fillon.
♍️ Virgjeresha
Nje ceshtje delikate ju ka djegur ne heshtje, por sot fillon te humbase fuqine mbi ju. Neser synoni ate qe te tjeret e quajne te pamundur. Perballe keni nje objektiv te blinduar, por jo te pathyeshem.
♎️ Peshorja
Sot marredheniet dhe bashkepunimet rrjedhin me lehte, por gjithcka varet nga gjendja emocionale e personit perballe jush. Neser hyni ne lojen e pushtetit, ku duhet te fitoni ose zemrat, ose interesat materiale.
♏️ Akrepi
Puna kerkon gjithe vemendjen tuaj sot dhe shperblimi vjen me shpejt nga sa prisni. Nje vendim ju jep mundesine te dilni nga nje situate e veshtire. Neser shtrini ndikimin tuaj edhe mbi ata qe mendonin se mund t’ju sfidonin ose t’ju zevendesonin.
♐️ Shigjetari
Sot universi ju le te lire te shijoni energjine, deshirat dhe njohjet e reja. Neser ndryshimet nuk mund te shmangen. Puna dhe fiziku ju kerkojne rigjenerim, sepse keni konsumuar me shume force sesa keni pranuar.
♑️ Bricjapi
Nje ceshtje familjare ose shtepie zhbllokohet me ne fund dhe ju jep frymemarrje. Por menjehere pas saj nis nje beteje me personale, e lidhur me dashurine ose me nje bisede qe askush nuk mund ta shtyje me.
♒️ Ujori
Sot thyeni rregullat qe i keni vendosur vetes dhe levizni sipas instinktit. Mendimet dhe veprimet behen me te lira. Neser era ndryshon drejtim dhe prek disa ceshtje te ndjeshme qe lidhen me shtepine dhe sigurine tuaj.
♓️ Peshqit
Nje shpenzim ju rreshqet nga duart sot, por kenaqesia qe merrni prej tij e ben te veshtire pendesen. Nga neser fillon tentativa per te marre ate qe deshironi nga dikush i afert, sikur te ishit duke pushtuar nje fortese te mbrojtur mire.





