SOECZ

Njihuni me babanë e Selinës/ Portreti i panjohur që trazoi “BBV”

Selin Bollati është kthyer në një nga protagonistet kryesore të këtij edicioni të “Big Brother VIP”,

por vëmendja së fundmi është zhvendosur jashtë shtëpisë, te babai i saj, i cili deri më tani kishte mbetur një figurë larg syrit të publikut.

Edhe pse fytyra e tij ishte e panjohur, emri dhe deklaratat e tij kanë bërë bujë të madhe.

Ai u bë protagonist fillimisht përmes një letre dërguar vajzës në shtëpi, ku i kërkonte me ngulm distancimin nga Miri.

Por, përfshirja e tij nuk u ndal me kaq; në një lidhje për programet e Top Channel, ai shokoi opinionin publik duke i etiketuar veprimet e Mirit si “perverse” dhe duke e quajtur atë “zhigolo”.

Tashmë, përtej zërit kritik dhe letrave të ashpra, ky është imazhi i babait që po monitoron çdo lëvizje të Selinës në ekran.

×