Aktorja dhe ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Olta Gixhari ka zbuluar përmes një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram se po përgatitet për rikthimin në ekran,
por pa dhënë shumë detaje. Një ndjekës e pyeti nëse ka ndonjë projekt në televizion, film apo teatër, dhe përgjigjja e saj la të kuptohet se surprizat janë afër.
“Jam duke punuar për dy projekte, mezi pres t’i ndaj me ju, por nuk është ende momenti”, shkroi Olta Gixhari, duke ngjallur kureshtje te ndjekësit për atë që pritet të vijë. Pyetjet e tjera kishin lidhje me memesine, dy djemte, xhelozite mes tyre si dhe ne lidhje me peshen e saj, e cila pas lindjes, duhet pranuar se duket ne top forme.
Kjo deklaratë vjen pas një periudhe në të cilën Olta ka qenë më e rezervuar për angazhimet e saj, ndërkohë që ndjekësit presin rikthimin e saj në ndonjë projekt televiziv apo filmik.
Megjithëse aktorja nuk ka dhënë më shumë detaje, energjia dhe entuziazmi me të cilin e bëri postimin lënë të kuptohet se bëhet fjalë për projekte të rëndësishme që do ta rikthejnë fuqishëm në qendër të vëmendjes.
Kujtojme se Olta ka qene opinioniste ne ‘Big Brother vip Kosova’, mbase nuk i dihet, mund ta shohim ne kolltukun e opinionistes ne Big-un e Shqipërisë.