SOECZ

Nuk u ndje mirë në studion e “Rudina”, si paraqitet gjendja e gazetares

Një përditësim i ri ka ardhur lidhur me gjendjen e gazetares Rudina Xhunga, e cila u largua sot nga studio “Rudina”, në Tv Klan.

Përmes një postimi nga media e saj, Dritare TV, sqarohet se gjendja shëndetësore e Xhungës është stabilizuar dhe se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Jeni shumë që na keni shkruar për shëndetin e drejtueses së DritareTV, Rudina Xhunga pasi gjatë intervistës live në emisionin Rudina në TV Klan, nuk u ndje mirë.

Duam t’ju themi të gjithëve se gjendja e zonjës Xhunga është e stabilizuar. Për momentin është e qetë dhe nën kujdesin e mjekëve! Faleminderit te gjitheve“.

Kujtojmë, se përgjatë bisedës me të ftuarat e tjera, Xhunga kërkoi leje për t’u larguar nga studio pasi nuk ndihej mirë.

Ajo u ndihmua nga mjekja e pranishme, Edlira Rehovica.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)

×