Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta, hera-herës deri mesatare në relievet kodrinore-malore nga orët e mesditës e pasdite.
Në mbrëmje shtim të vranësirave. Në relievet e larta malore, kryesisht në lindje të territorit, reshje shiu me intensitet të ulët.
Temperaturat maksimale do të arrijnë në 23 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 4 gradë celcius.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.