SOECZ

Policia: Konflikti në Bathore mes të miturve, pesë të plagosur

Pesë persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri masiv me thika në pedonalen e Bathores.

Policia thotë se ata janë dërguar në spital për mjekim, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas bluve të Tiranës, personat e përfshirë në konflit për motive të dobëta, janë të mitur.

“Rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta disa te mitur.

Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta 5 shtetas, dyshohet me mjet të mprehtë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas, ndërsa Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

×