SOECZ

Prime i BBVA 5 nis me bujë, një banor vendos të tërhiqet nga gara…

Mbrëmja e sotme e “Big Brother VIP Albania 5” ka nisur me një të papritur të madhe që ka tronditur shtëpinë dhe publikun.

Ende pa nisur mirë dinamikat e mbrëmjes, moderatori Ledion Liço ka dhënë lajmin se Stine ka kërkuar të largohet vullnetarisht nga gara.

I ftuar në dhomën e rrëfimit për të shpjeguar arsyet e këtij vendimi të papritur, këngëtari u shpreh i prerë se motivimi i tij ka shteruar.

“Nuk kam më arsye të qëndroj këtu. Arsyeja pse kam hyrë ka qenë të luaja. Tani nuk kam më dëshirë. Jam në vendin e gabuar,” deklaroi Stine, duke vulosur kështu daljen e tij nga shtëpia.

Kjo tërheqje vjen në një moment kritik, pasi shtëpia pritet të ketë edhe një tjetër largim sonte.

Në televotim të fortë përballë njëri-tjetrit janë Miri, Selin dhe Juxhini, dhe njëri prej tyre do t’i bashkohet Stines jashtë shtëpisë brenda pak orësh.

×