SOECZ

PS fitoi 5 bashkitë në zgjedhjet e pjesshme, Rama: Dobësi ekstreme e opozitës, ja si e justifikon pjesëmarrjen e ulët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve të pjesshme lokale, duke përgëzuar kandidatët fitues të Partisë Socialiste në pesë bashkitë ku u zhvilluan votimet.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama

🌹🌹🌹🌹🌹5 bashki

🌹🌹🌹🌹🌹5 fitore

🌹🌹🌹🌹🌹dhe 5 arsye më shumë

për t’i falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës se djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk se e stimulojnë pjesëmarrjen.

Urime kryebashkiakëve të rinj, nga Bruna, gruaja e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës;

Ervini i dytë i Beratit, i cili me mbi 83% të votave dhe 13 049 vota nga 15 454 të PS në 11 maj për bashkinë Berat, ka arritur një rezultat mbresëlënës;

Florenci në Cërrik, Gramozi në Tepelenë dhe Altini në Mat, që të tre me rezultate kuptimplota, të cilat janë një themel i fortë i punës që do të pasojë në shërbim të atyre komuniteteve.

#KRENARpërPS🇦🇱🌹🇪🇺

×