SOECZ

Publiku vendosi, ja kush u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Një tjetër rrugëtimi i ka ardhur fundi në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Mbrëmja e djeshme, e mbushur me tension dhe emocione të forta, ka rezervuar një verdikt të hidhur për njërën nga banoret aktive të shtëpisë.

Ina Aderi ishte ajo që u detyrua të lërë garën përfundimisht. Në pyetjen vendimtare drejtuar publikut “Kë doni të shpëtoni?”, votat nuk ishin në favor të saj, duke e bërë atë banoren më pak të preferuar në atë televotim përballë rivalëve.

Gjatë qëndrimit të saj, Ina spikati për karakterin e drejtpërdrejtë dhe përfshirjen në dinamika të forta. Ajo u bë shpesh qendra e vëmendjes përmes debateve të ashpra, por nuk munguan as momentet emocionale që shpalosën anën e saj njerëzore.

Largimi i saj u prit me surprizë nga një pjesë e publikut, ndërsa të tjerë e shihnin si rrjedhojë të situatave të fundit.

Në momentin e daljes, Ina falenderoi përzemërsisht të gjithë mbështetësit për rrugëtimin, ndërsa gara brenda shtëpisë tashmë pritet të ndryshojë dinamikë pas mungesës së saj.

×