Dasma e improvizuar mes Selin Bollatit dhe DJ Gimbos në “Big Brother VIP” ka krijuar një atmosferë festive jo vetëm brenda shtëpisë,
por edhe në rrjet, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara, sidomos pasi dyshja ka shprehur hapur ndjenjat për njëri-tjetrin.
Vëmendjen më të madhe mes reagimeve e ka marrë ai i këngëtarit Gjesti, i cili njihet për miqësinë e ngushtë me Gimbon, duke qenë se ky i fundit është DJ i tij i pandashëm në koncerte.
Përmes një komenti në profilin e Instagramit të Gimbos, Gjesti ka treguar mbështetjen e tij duke premtuar një festë akoma më të madhe jashtë.
“Urimeeeeeee urimeeee, kur del jasht e kallim qysh duhet Dasmen puqi,” – ka shkruar ai.






