SOECZ

Rrjeti nxjerr ‘zbuluar’ Stelinën për marrëdhënien Keijsi-Ina, publikohen mesazhet…

Duket se ‘drama’ e “Për’puthen” e ‘trekëndëshit të dashurisë’ Stelina-Keijsi-Ina që kishte marrë vëmendjen e rrjetit, është zhvendosur e gjitha në BBV si fillim me hyrjen e Keijsit, më pas me hyrjen e Stelinës e së fundmi me hyrjen e Inës si një konkurente e vetme me Stelinën pas një ‘kutie Pandore’ që kjo e fundit hapi.

Në Prime që lamë pas të shtunën, Stelina mori përgjigjen e një dyshimi që ajo kishte pasur prej kohësh (sipas zarfit që ajo lexoi në kutinë e Pandorës): Ina dhe Keijsi janë frekuentuar me njëri-tjetrin e mes tyre ka pasur edhe puthje.

Por, me sa duket kjo nuk ishte aspak informacion i ri për Stelinën, pasi ndryshe nga sa banorja pretendoi, video i është dërguar dhe ajo është shprehur se e ka parë.

Ky informacion është bërë me dije nga opinionistja e Fan Club, Françeska Murati, e cila mendimin e saj e bazoi edhe në fakte. Françeska ka publikuar foton e komunikimit të Stelinës me nje individ që i ka dërguar videon e puthjes mes Inës e Keijsit që në dhjetor.

“Loja të bëjnë me njëri-tjetrin, por jo me ne“, shkruan Françeska në foton e publikuar.


Fotoja e bisedës e publikuar nga Françeska, ka ngritur dyshime mbi vërtetësinë e deklaratave të bëra nga banorja dhe gjithë historisë mes tre banorëve të BBV, Keijsit dhe Stelinës e Inës si një konkurente e vetme.

×