SOECZ

Shenjat e zodiakut që do të përballen me TRONDITJE emocionale këtë vjeshtë!

Vjeshta pritet të sjellë një periudhë reflektimi dhe ndarje për disa shenja të zodiakut që shpesh japin shumë, por marrin më pak në kthim.

Sipas astrologëve, Peshqit, Gaforrja dhe Peshorja janë më të rrezikuarat për të përjetuar zhgënjime në dashuri ose miqësi gjatë javëve në vijim.

Peshqit, të ndjeshëm dhe ëndërrimtarë, kanë prirjen të idealizojnë njerëzit.

Kjo vjeshtë mund t’i bëjë të kuptojnë se jo të gjithë ndajnë të njëjtën thellësi ndjenjash. Gaforrja, që kërkon stabilitet dhe ngrohtësi, mund të përballet me distancim nga dikush që ka pasur rëndësi të madhe në jetën e saj.

Ndërsa Peshorja, e cila shpesh përpiqet të mbajë paqen në çdo marrëdhënie, mund të ndjejë zhgënjim kur t’i duhet të zgjedhë midis vetes dhe të tjerëve.

Astrologët thonë se këto përvoja nuk janë ndëshkim, por pastrim shpirtëror.

“Universi po ju ndihmon të kuptoni se kush qëndron pranë jush nga dashuria e vërtetë dhe kush nga interesi”-theksojnë ata.

Në fund të kësaj periudhe, këto shenja pritet të ndihen më të forta dhe më të qarta për atë që duan në jetë.

×