Një përplasje e ashpër ka tronditur mbrëmjen e djeshme shtëpinë e “Big Brother VIP Kosovë”, mes Albës dhe Bias.
Debati mes tyre nisi pasi Bia po afrohej me Limin e me pas për shtratin dhe shumë shpejt u përfshi në një situatë tejet të tensionuar.
Alba i bëri të qartë Bias se nuk dëshironte të ndante krevatin me të, duke i kërkuar vazhdimisht që të kalonte në shtratin poshtë.
“E ke krevatin poshtë”, i përsëriste ajo.
Situata u përshkallëzua kur Alba filloi t’i tërhiqte jorganin, në përpjekje për ta larguar nga shtrati.
Nga ana tjetër, Bia refuzonte të lëvizte dhe i kërkonte ta linte të qetë: “Më lër rehat”.
Në një moment, pas tërheqjes së jorganit, Bia u rrëzua në tokë, duke e agravuar edhe më tej situatën.
Menjëherë pas incidentit, Alba deklaroi se rrëzimi nuk ishte aksidental, por i qëllimshëm, duke i thënë: “U rrëzove me qëllim”.





