SOECZ

Shp*rthen një granatë në vend, ka të plagosur

Një 85-vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë pas shpërthimit të një granate dore.

Ngjarja u regjistrua teksa i moshuari ishte duke punuar tokën, në lagjen “Livadhë”, Himarë.

85-vjeçari ndodhet në Spitalin e Vlorës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Granata e dorës ishte e vendosur në rrënjët e një ulliri.

“Sot, në lagjen “Livadhë”, Himarë, në një sipërfaqe toke (ullishte), shtetasi K. K., 85 vjeç, duke punuar në tokën e tij, ka marrë dëmtime në këmbë, si pasojë e shpërthimit të një granate dore, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët e një ulliri.

Shtetasi K. K. aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

×