Aktori i njohur Rezart Veleshnja po përballet me një dhimbje të thellë, pasi ka humbur të atin, një humbje që ka lënë një boshllëk të madh në jetën e tij.
Lajmi i trishtë u shpërnda nga vetë aktori përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ai ndau disa momente të çmuara me babain e tij, duke e shoqëruar me një dedikim emocional.
“Na rrite, na edukove dhe na dhe çdo gjë me shumë sakrifica. Ke qenë shoku më besnik. Që do të na përcillje kaq shpejt për ne, parajsë, nuk e kisha menduar kurrë. Do më marrë malli çdo ditë, babo! Të dua!” shkruan ai në InstaStory, duke shprehur ndjenjat e tij më të thella.
Rezart Veleshnja thekson se babai i tij ishte njeriu më i mirë që kishte njohur ndonjëherë, dhe se humbja e tij ka lënë një boshllëk të paimagjinueshëm në familje.
“Ishe babai më i mirë në botë. Më ke lënë një boshllëk që nuk e di si do ta bëj. Ma theve zemrën. Zoti do të të mbajë afër vetes vetëm për shpirtin dhe humorin që ke!” shkruan aktori, duke shprehur dhimbjen e tij të thellë.
Postimet e tij janë shoqëruar me reagime të shumta ngushëllimi nga miq, kolegë dhe ndjekës, të cilët kanë ofruar mbështetje në këtë periudhë të vështirë për të.






