SOECZ

Tensione mes banorëve, mbërrin zarfi i zl

Pas disa ditëve të ngarkuara me debate të ashpra, tensione të larta dhe momente aspak të këndshme brenda Big Brother VIP Kosova, situata ka marrë një kthesë të papritur.

Në shtëpi ka mbërritur një zarf i zi, duke rritur menjëherë dozën e kureshtjes dhe ankthit si te banorët, ashtu edhe te publiku i gjerë që ndjek çdo lëvizje të tyre.

Ardhja e këtij zarfi mund të lidhet me ngjarjet e fundit që kanë tronditur shtëpinë, ku protagonistë janë bërë Dolce dhe Alba Pollozhani.

Pikëpyetjet që po qarkullojnë kudo në rrjet janë të shumta: A do të ketë përjashtime të menjëhershme për shkak të thyerjes së rregullave kryesore të formatit, apo banorët do të përballen me një dënim automatik që do t’u rrezikojë qëndrimin?

Zarfi i zi zakonisht paralajmëron vendime të rënda, por mbetet ende e paqartë nëse ai i referohet konkretisht kësaj situate apo ndonjë tjetër që pritet të zbulohet gjatë spektaklit.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)