Një situatë mjaft e tensionuar ka ndodhur sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku një debat i ashpër mes Angelo dhe Seno ka degraduar jo vetëm në fjalë të rënda, por edhe në një kontakt të vogël fizik, duke ngritur alarmin mes banorëve dhe publikut.
Shkak i përplasjes është bërë mënyra e komunikimit të Senos ndaj vajzave në shtëpi, gjë që u kundërshtua ashpër nga Angelo. Ky i fundit mori hapur rolin mbrojtës, duke deklaruar se në këtë format, por edhe jashtë tij, ngritja e zërit ndaj vajzave është e papranueshme.
Pjesë nga debati:
Angelo: Në këtë Big, ti vajzave nuk i bërtet.
Seno: E di unë kujt i bërtas.
Angelo: Në këtë Big, asnjë vajze nuk i bërtet.
Seno: S’të pyet kush ty. As të llogarit njeri ty. Hajde dili zot vajzave. Ik njëherë se të vjen era e gojës.
Angelo: Nuk ka as edhe një shans t’i ngresh zërin një vajze. Jo në këtë Big Brother, po jashtë edhe kudo.
Seno: Rri urtë! Usht!
Angelo: S’bën dot më shumë se dy minuta muhabet.
Seno: Ty si strateg… s’do të lë të flesh deri në fund.
Angelo: Sapo i humbe të gjithë sot.
Toni i ashpër dhe fjalori i përdorur e bënë situatën të pakëndshme, ndërsa banorët e tjerë u përpoqën të qetësonin gjakrat dhe të shmangnin një përshkallëzim të mëtejshëm.





