“Pse mendon se kanë gocat xhelozi ndaj teje?”
Debatet në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” sa vijnë e bëhen më të nxehta, me banorët që kërkojnë të fitojnë terren në garën për Çmimin e Madh.
E tillë ishte dhe ajo mes Armelës dhe Brikenës, me të dyja banoret që kanë pasur ‘fërkime’ me njëra-tjetrën, duke ndezur më shumë gjakrat, teksa kësaj radhe ato u kapën për… dushin.
Pjesë nga debati:
Armela: Të kam bërë kompliment. Pse mendon se kanë gocat xhelozi ndaj teje? Se mendon se je kokrra e yllit? Ke ardhur për Miss?
Brikena: Mos të lahesh je zhulse. Po të lahesh, thoni pse lahesh?
Armela: Lahu moj, s’ka asgjë të keqe. Ty të vjen inat se ta kam vënë në dukje se lahesh në mëngjes kastile?
Brikena: Unë kam qejf të lahem në mëngjes, ti ke qejf në mbrëmje. Çfarë ka të keqe këtu? Pse e përmend këtë gjë?
Armela: Ti lahu në mëngjes. Por ti nuk lahesh pas Prime-t që e ke trupin të lyer komplet. Ti e bën kastile. Ma ke bërë krevatin zhul me pudër këtu se nuk laheshe pas Prime-t. Të thash 100 herë lahu.
Brikena: Ok e dashur.





