SOECZ

Tjetër aksident i tmerrshëm/ Humbin jetën dy persona dhe pIagosen tre të tjerë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave është regjistruar këtë të hënë në Istog, Kosovë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri me dije se dy persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit.

Po ashtu, Gashi njoftoi se tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar në spital, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.