SOECZ

Tragedi në plazhin e Orikumit: Një pushues humb jetën

Një ngjarje e tragjike ka ndodhur sot në plazhin e Orikumit, ku një pushues shqiptar ka humbur jetën, me dyshime për infarkt.

Të dhënat fillestare tregojnë se 75-vjeçari nga Tirana kishte shkuar për pushime me familjen e tij. Mëngjesin e sotëm, rreth orës 11:30, pasi kishte hyrë në ujë, ai ka ndjerë vështirësi dhe ka humbur ndjenjat.

Familjarët e tij dhe pushuesit e tjerë e nxorrën menjëherë në breg dhe kërkuan ndihmë. Ambulanca e Orikumit ka mbërritur shpejt në vendngjarje, ku ekipi mjekësor ka bërë përpjekje për ta rikthyer në jetë, por fatkeqësisht nuk ka pasur sukses.

Sipas dyshimeve paraprake, shkaku i vdekjes ishte një infarkt kardiak. Autoritetet përkatëse pritet të konfirmojnë rrethanat e plota të ngjarjes./Top Channel