SOECZ

TRAGJIKE, burri gjendet i vd*kur në banesë! Pak ditë më parë ishte kthyer nga …

Një 40-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij

në Ksamil mbrëmjen e së shtunës.

Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për Gerti Kallojerin, i cili kishte ardhur në Shqipëri disa ditë më parë nga Greqia, ku punonte prej vitesh.

Trupi i tij u gjet nga nëna e viktimës, e cila njoftoi familjarët.

Pas konstatimit të ngjarjes, Prokuroria dhe Policia e Sarandës ndërhynë për të ndjekur rastin sipas procedurave ligjore dhe urdhëruan dërgimin e trupit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

 

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 40-vjeçarit.

×