SOECZ

Tragjike! Gjendet i vetëv*rur një person në banesë, ishte në moshë të re

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Laç.

Rreth orës 06:40, familjarët kanë gjetur pa shenja jete në banesën e tij shtetasin B.Z., 41 vjeç.

Sipas informacionit paraprak nga policia, nga veprimet e para hetimore dyshohet se 41-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave që çuan në humbjen e jetës së tij.

 

×