SOECZ

‘Unë e dija që Rogerti do…’ Upss! Greta bënë deklaratën e papritur, nxjerrë zbuluar produksionin!

Një deklaratë e fortë e Gretës ka trazuar ujërat në shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke ngritur dyshime se hyrja e Rogertit nuk ka qenë aspak rastësi, por një lëvizje e mirëmenduar nga jashtë.

Gjatë një bisede “kokë më kokë” me vetë Rogertin, Greta ka zbuluar se ajo kishte informacion paraprak.

“Unë e dija para se të hyja këtu se do hynte një person që ka lidhje. Nuk është suport…,” – u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se qëllimi i tij shkonte përtej mbështetjes miqësore.

Nga ana tjetër, Rogerti nuk e ka mohuar, por ka shtuar një detaj pikant që lidhet me statusin e Selinës.

“Lidhje me çfarë? Ta suportonte? Po, nëse ndahej me atë…” – ishte përgjigja e tij, duke konfirmuar indirekt se skenari përfshinte një afrimitet nëse Selin do t’i jepte fund lidhjes tjetër.

Dyshimet forcohen edhe më shumë nga fakti se të dy ndajnë një njohje të përbashkët jashtë: tezen e Selinës. Kjo deklaratë ka ndezur diskutimet nëse gjithçka mes tyre është pjesë e një strategjie të përgatitur që para nisjes së formatit.

×