SOECZ

Upss/ Çfarë po ndodh mes Mozës dhe Bujakës?

Shkrimtarja dhe poetja Mimoza Ahmeti ka zbuluar se po rikthehet me projekte të reja, duke paralajmëruar një bashkëpunim muzikor me Bujakën, ndërsa po punon edhe për ta bërë krijimtarinë e saj letrare më të aksesueshme për publikun.

E ftuar në emisionin “Aldo Morning Show”, Ahmeti u shpreh se ndër vite është komentuar më shumë për deklaratat e saj publike sesa për veprën letrare. Ajo bëri të ditur se po përgatit një platformë online ku lexuesit do të kenë mundësi të aksesojnë botimet e saj në format elektronik.

“Me këto debatet online, fjala është në kohën ‘tani’ dhe mua më shumë më njohin për të gjitha fjalët që kam thënë nëpër intervista në kohën ‘tani’, sesa ma njohin veprën. Por do bëj diçka dhe unë, jam në përpjekje më një uebsajt që m’u ofrua falas nga jashtë që do të hapet, për të futur të gjitha botimet e mia dhe për t’i kaluar në shitje eletronike që lexuesit t’i aksesojnë lirshëm.”

Poetja konfirmoi gjithashtu se është duke finalizuar një këngë të re me Bujakën, ndërsa la të hapur mundësinë që ky bashkëpunim të pasohet edhe nga projekte të tjera muzikore.

“Këngët e mia kanë fjetur gjumë nga 20 vjet. Tani po bëj një këngë me Bujakën, kemi bërë provën e parë në Durrës dhe u kënaqëm shumë. Jemi duke mbyllur dhe videokipin dhe pastaj do shohim mos bëjmë dhe nja dy këngë të tjera. Këngët e vjetra duhet t’i hedh në Youtube dhe të fillojnë të aksesohen.”

Ndërkohë, edhe Bujaka ka folur për këtë projekt, duke zbuluar për Revistën Bordo se së shpejti do të publikojë detaje rreth mënyrës si lindi bashkëpunimi, realizimit të këngës dhe xhirimeve të videoklipit.

Në fund të intervistës, Mimoza Ahmeti ndau edhe këndvështrimin e saj për raportin mes artistit dhe veprës, duke theksuar se vlera e një krijimi qëndron te përmbajtja e tij.

“S’po marr unë publicitet asnjëherë. Poezitë e mia kanë marrë çmimin e parë në Sanremo që në ’98 që ishte festivali i parë ndërkombëtar i poezisë Sanremo, e mora unë, para Anna Oxa-s. Nuk e kemi të flasim për njeriun apo artistin, problemi del në vepër. Veprat e mëdha janë vepra intime dhe vepra që nuk godasin grupe, persona apo individë të caktuar.”