SOECZ

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sherr me Juxhin Plovishtin

Një situatë e tensionuar ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku protagoniste janë bërë Ilir Vrenozi dhe Juxhin Plovishti.

Ende nuk dihet saktësisht shkaku i sherrit, por nga pamjet duket se gjithçka ka nisur nga një batutë e Juxhinit, e cila nuk është pritur mirë nga Iliri.

Ky i fundit ka reaguar ashpër, duke u ngritur për ta goditur, por është ndalur menjëherë nga banorët e tjerë që kanë ndërhyrë për të shmangur përplasjen fizike.

Tensioni është përshkallëzuar aq shumë sa në video dëgjohet Ilir Vrenozi duke bërtitur: “Nuk tallet dot kush me mua, ik zhduku!”.

Ironikisht, vetëm pak orë më parë, në momentin e hyrjes së Juxhinit në shtëpi, Vrenozi e kishte përqafuar dhe e kishte mirëpritur, ndërsa brenda më pak se 24 orësh marrëdhënia mes tyre ndryshoi totalisht.

Për më tepër të dy banorët janë nga Korça, gjë që e ka bërë edhe më të komentuar këtë përplasje të papritur.