Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula janë filmuar duke u puthur në një club në Paris.
Dyshja janë fotografuar mbrëmjen e djeshme në Circoloco Paris, teksa kërcenin, këndonin dhe përqafoheshin së bashku.
Në pamjet që kanë mbërritur në redaksinë e Anabel, ata shfaqen mjaft të afërt, duke konfirmuar dyshimet që prej kohësh qarkullojnë se mes tyre mund të ketë më shumë sesa një raport profesional.
Prej disa kohësh, Xhensila dhe Ledri janë pjesë e të njëjtit menaxhim, atë të Faton Shoshit, ndërsa kanë sjellë edhe disa bashkëpunime muzikore së bashku.
Pas lajmeve per Xhensilen dhe Ledrin ish partneri i kengetares Bes Kallaku ka postuar nje foto te tijen me shprehjen : “Arsyeja pas kësaj buzëqeshjeje 🙏🏻”
Nuk dihet nese ky postim i Besit ka te beje me videot qe u publikuan diten e sotme ne rrjetet sociale.






