Në vitin 2021, Luana Vjollca mbylli kapitullin në Top Channel pas 15 vitesh.

Ndryshe nga të tjerë emra, përfshirë Arbana Osmanin që foli në disa paraqitje për largimin, ajo zgjodhi të mos e thotë as edhe një fjalë të vetme, përtej postimit publik me mirënjohje për ekranin ku kaloi mbi një dekadë e gjysmë.
Ajo cfarë pasoi ishte një kapitull në Klan që nuk zgjati shumë me dy programe, “Zemërluana” dhe “Love Island”.
Teksa Luana po e mbyll një sezon të Fermës në Vizion Plus, nuk e ka harruar shefen e vjetër.
Ajo i ka çuar dhurata nga seti i ri i “Lulu By Luana” të cilave Lori Hoxha ia ka dedikuar plot dy story në Instagram-in e saj që dihet sa filtra ka për kompanitë dhe brand-et që mund të dalin aty.
Në njërën nga storyt, Lori është shprehur: “Lulu im”
Duket se shoqëria mes tyre vazhdon, pavarësisht se puna ka kohë që ka përfunduar.
Apo mbase rrugët mund t’i bashkojnë sërish?