SOECZ

Aksident i rëndë në aksin Tiranë–Durrës, një i vd*kur dhe dy të plagosur

Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë–Durrës.

Nga përplasja e një automjeti, një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur

dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Forcat e policisë dhe ekipe të tjera emergjente kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të ndihmuar dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Për momentin, identitetet e viktimës dhe të të plagosurve nuk janë bërë të ditura nga autoritetet.

Hetimet për rrethanat e aksidentit po vazhdojnë, ndërsa policia po kryen kontrolle për të sqaruar shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.

×