SOECZ

FOTO/ Bes Kallaku rikthehet në ‘krahët’ e dashurisë së vjetër

Aktori i humorit, Bes Kallaku, ka konfirmuar rikthimin e tij në skenën e emisionit ku u bë i njohur, “Portokalli”, në Top Channel.

Bes Kallaku u largua nga kasti i “Portokallisë” disa vite më parë, për t’iu dedikuar projekteve personale dhe për të marrë pjesë në “Ferma VIP”, megjithatë, publiku ka shprehur vazhdimisht dëshirën për ta parë sërish në rolet e tij të dashura, si ai i Gjinit.

Lajmi i rikthimit u bë i ditur nga vetë aktori, i cili shpërndau në profilin e tij në Instagram dy InstaStory që konfirmojnë pjesëmarrjen e tij.

Në njërën prej tyre, ai shfaqet në një foto me stafin e emisionit dhe shkruan: “Kete jave ne Portokalli me personazhin e Gjinit. @portokallitch,” ndërsa në postimin tjetër shpërndau njoftimin zyrtar të emisionit: “Bes Kallaku do të jetë i ftuar në shfaqjen e radhës.”

Ky rikthim shënon një moment emocionues për fansat e humorit dhe për vetë Top Channel-in, duke konfirmuar se aktori i njohur do të sjellë sërish në skenë personazhin e tij ikonik, Gjinin, në shfaqjen e radhës.

×