SOECZ

Sara Gjordeni dhe Bardhi janë ndarë? Vjen reagimi nga Sara

Pas postimit të fundit të Sara Gjordenit në rrjete sociale, i cili u interpretua nga ndjekësit si shenjë ndarjeje nga partneri i saj Bardhi, çifti ka reaguar duke hedhur poshtë zërat.

Në një Instastory të publikuar nga vetë Bardhi, ai shfaqet përkrah Sarës, i buzëqeshur dhe i afërt,

duke shoqëruar foton me një zemër dhe simbolin kundër “syrit të keq”.

Ndërkohë, edhe Sara ka reaguar me një postim më të gjatë, ku mohoi çdo aludim për ndarje.

Ajo theksoi se familja është “gjëja më e shenjtë në botë” dhe se mungesa e saj në rrjete sociale ka ardhur për shkak të ngarkesës emocionale dhe një periudhe rikuperimi pas lindjes.

×