Një aksident është regjistruar gjatë mesditës në qytetin e Durrësit.
Forcat e policisë bëjnë me dije se automjeti me drejtues shtetasin F.K 54 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. N 35 vjeç.
Blutë kanë bërë me dije se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur lehtë shtetasit A.N 85 vjeç dhe B.N 76 vjeçe, të ccilët ishin pasagjerë në automjetin e E.N, të lënduarit janë nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, në rrugën “Aleksandër Goga”, automjeti me drejtues shtetasin F. K., 54 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. N., 35 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasit A. N., 85 vjeç dhe B. N., 76 vjeçe, pasagjerë në automjetin që drejtonte 35-vjeçari.
2 të dëmtuarit janë në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.