SOECZ

E rëndë! Mb*ti 3 foshnjat e porsalindura me batanije dhe i fshehu në dollap, arrestohet 25-vjeçarja

Një grua 25-vjeçare u arrestua në zonën më të gjerë të Reggio Calabria-s ,

me akuzën e vrasjes së fëmijëve të saj binjakë, sapo i lindi. Gjithçka ndodhi në korrik 2024, por hetimet përfunduan sot.

Vajza, sipas prokurorëve , vrau foshnjat duke i mbytur dhe më pas i fshehu trupat në dollapin e dhomës së saj,

duke i mbështjellë me një batanije. Zbulimi tragjik u bë nga nëna e 25-vjeçares, për shkak të erës së keqe që ndjeu kur hyri në dhomë.

I fejuari i saj dhe babai i fëmijëve e ndihmuan atë në vrasjen e fëmijës, siç duket se dëshmohet nga një sërë mesazhesh telefonike që kishin shkëmbyer.

I riu tani akuzohet për bashkëpunim.

Nga këto mesazhe, sipas hetimeve të prokurorit, duket se çifti vrau edhe një foshnjë të tretë, tre vjet më parë. I porsalinduri fatkeq dyshohet se u varros në një fushë që i përkiste familjes së nënës së re.

Karabinierët dhe policia, në këtë kohë, vazhdojnë hetimet për të gjetur trupin. Vrasësja e fëmijëve ishte shtruar në një spital në Reggio Calabria, për shkak të gjakderdhjes së madhe, pak para se nëna e saj të zbulonte trupat e binjakëve të porsalindur në shtëpi, por kishte mohuar kategorikisht se kishte mbetur shtatzënë dhe se kishte lindur.

×