SOECZ

“M’u duk shumë e çuditshme”- Flor Binaj zbulon çfarë i ka shkruar kryeministri Rama

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka zbuluar në “Mirëmbrëma Yje” mesazhin që mori nga kryeministri Rama pak vite më parë.

Gjatë diskutimit me Arbana Osmanin, Flori tregoi se Rama e ka uruar atë për ditëlindje.

“Përpjekja e fundit ka qenë para ca vitesh, më uroi për ditëlindje në një postim. Mu duk shumë e çuditshme. Ky artist, kështu…E kupton që këto gjëra nuk ecin veç e veç”, tha Binaj.

Nga ana tjetër, në një intervistë me Grida Dumën në “Top Story”, Binaj zbuloi se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me Partinë Demokratike apo me çdo parti tjetër të opozitës.

Ai e theksoi qartë: “Unë nuk kam hyrë në garë për të përfaqësuar opozitën, por qytetarët e Tiranës, Nuk i ndaj sipas ngjyrave të partive, nëse ajri është i pastër është i pastër për të gjithë. Nëse ka trafik ka për të gjithë”.

Më tej shtoi: “Edhe pasi jam zgjedhur nuk kam folur me Berishën me asnjë, nga opozita. Nuk u shpalla kandidat për të pritur më pas mbështetjen. Ka qenë Adriatik Lapaj ai i cili më ka marrë në telefon i pari, më tha “shiko mos është kamera e fshehtë”. Më pas më tha “ne të mbështesim”, teksa më tha gjithashtu edhe nëse “jemi ne të vetit”, me ju i thash. Më pas të nesërmen ka reaguar Sali Berisha, me mbështetjen e tij.

Unë nuk kam folur me Berishën ende. Nuk do të dal me asnjë kryetar në fushatë as me Berishën.

Nuk do të shoqërohem në fushatë, i kam kërkuar të sjellin grupe punë por me asnjë kryetar partie opozite. Edhe tek fleta e votimit do të jetë kandidat i pavarur, do e kërkojmë në KQZ këtë”.

×