SOECZ

Songte ndeshja Shqipëri-Serbi, ja kush pritet të fitojë sipas Inteligjencës Artificiale.

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet sonte me Serbinë në një ndeshje kyçe për kualifikimet e Botërorit 2026,

dhe një parashikim i detajuar nga Inteligjenca Artificiale (IA) e shikon rezultatin si një barazim të ngushtë: 1-1.

Përballja e mëparshme mes dy kombëtareve u mbyll pa gola (0-0), duke treguar se dy ekipet janë të prirura ta mbajnë ndeshjen të ekuilibruar.

Ndërkohë, Serbia vjen në këtë takim me disa probleme personale dhe mungesa të rëndësishme në skuadër.

Analiza e thelluar parashikon që ndeshja të jetë e fortë taktikisht dhe me pak gola (under 0-2 gola). Arsyeja kryesore është se Serbia ndodhet nën presion për rezultat, ndërsa mungesat e rëndësishme dobësojnë variacionin e saj në sulm.

Nga ana tjetër, Shqipëria, me eksperiencë në mbrojtje me lojtarë si Hysaj dhe Djimsiti, pritet të luajë me qetësi taktike, duke synuar kryesisht neutralizimin e sulmeve serbe dhe kërkimin e hapësirave për kundërsulm.

Për këto arsye, IA e parashikon rezultatin e prerë si barazim 1-1.

Një rezultat i barabartë do t’i shërbente vazhdimit të rivalitetit në grup dhe do t’i linte të dyja skuadrat me llogari të hapura për ndeshjet e ardhshme.

Pritshmëritë publike janë për një sfidë të kontrolluar, dhe një barazim i tillë do të konsiderohej i pranueshëm për të dyja palët.

×