SOECZ

Zemra ka nevoje per te folur, por…/ Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu

– Venusi ne kundershtim me Saturnin –
Venusi ne Virgjeshe perballet me Saturnin ne Peshk dhe gjithcka qe lidhet me ndjenjat, marredheniet dhe sigurine merr nje ton me te ftohte, me te rende. Gjerat qe s’jane te qendrueshme, sot bien ne sy. Ajo qe keni ndertuar me ndjenja, sot vihet ne prove me fakte.

🔹Dashi
Mund te kuptoni se nuk mjafton te ndjeni, duhet edhe te qendroni. Ndjenjat pa perkushtim ngjajne si zjarr qe shuhet me eren e pare

🔹Demi

Gjërat qe dikur ju jepnin siguri, sot duken te largeta. Nje ftohtesi emocionale ndan deshirat nga realiteti. Ndoshta nuk eshte rastesi.

🔹Binjaket
Liria per te qene ne dy vende njekohesisht nuk ju sherben me. Jeta kerkon perqendrim. Te mos jesh i pranishem sot, mund te kete cmim neser.

🔹Gaforrja
Zemra ka nevoje per te folur, por gjuha s’po e gjen rrugen. Dikush eshte aty, por larg. Aty ku pritet ngrohtesi, ndien ftohtesi.

🔹Luani
Ndjenjat nuk rrjedhin lirshem. Ka nje mur qe ngrihet ngadale mes jush dhe te tjereve. E ndjeni, por nuk e shihni ende plotesisht.

🔹Virgjeresha
Gjërat qe beni per te tjerët nuk po kthehen ne ate qe prisnit. Nje peshe e padukshme ju ndjek, dhe heshtja flet me shume se fjalet.

🔹Peshorja
Disa gjera po ndodhin ne heshtje. Nuk jane tragjike, por nuk jane as te lehta. Mdjenjat brendshmet behen me te zhurmshme se cdo tingull i jashtem.

🔹Akrepi
Shikoni perreth dhe shihni boshllëk aty ku dikur kishte pranine e dikujt. Eshte nje ndjenje qe nuk zgjidhet me fjale, por as me pritje.

🔹Shigjetari
Nje ndarje mes asaj qe doni dhe asaj qe duhet. Nje deshire qe shtyhet per me vone. Nje pergjegjesi qe nuk mund ta lini me pas.

🔹Bricjapi
Rruga qe po ndiqni kerkon durim dhe heshtje. Disa prej jush ndihen te bllokuar, por ajo qe duket si ndalese mund te jete nje prove force.

🔹Ujori
Ka dicka qe nuk ju jep qetesi sot. Jo per mungese ndjenjash, por per mungese argetimi. Shikoni me thelle, aty ku fjalet nuk arrijne.

🔹Peshqit
Zemra ka filluar te vendose kufij. Jo per te mbrojtur veten, por per te mos humbur veten. Lidhjet qe formohen sot nuk jane te lehta.

×