Një 31 vjeçar me inicialet A.E është rrëzuar nga lartësia teksa ishte duke punuar në asadat e një objekti në zonën e Saukut të Ri.
Momentalisht i riu ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. K 22 vjeç, dhe A. H 24 vjeç, me detyrë inxhinierë,
si dhe punohet për shoqërimin e shtetases E. K 55 vjeçe, me detyrë administratore e firmës së ndërtimit.
Materialet janë referuar në prokurori për hetime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. K., 22 vjeç,
dhe A. H., 24 vjeç, me detyrë inxhinierë, si dhe punohet për shoqërimin e shtetases E. K., 55 vjeçe, me detyrë administratore e një firme ndërtimi,
pasi në Sauk të Ri, duke punuar në fasadat e një objekti të kësaj firme, ka rënë nga lartësia punëtori A. E., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.