Mjaftoi një deklaratë e Dojna Memës që thoshte që Kiara Tito e ka hequr nga ndjekësit në “Instagram”, që rrjeti të shpërthente.
Moderatorja e “Portokallisë” u shpreh teksa ishte e ftuar në “Goca dhe Gra” se nuk e ka hequr ajo, por këtë veprim e ka bërë e para kolegia e saj, Dojna.
Menjëherë pas kësaj, Mema reagoi sërish përmes një postimi në “Instastory”. Ajo ndau me ndjekësit një mesazh të shumë viteve më parë me motrën e saj, e cila i thoshte që të hiqte Kiarën nga “Instagram” pasi ajo e kishte hequr.
Me këtë postim, Dojna shprehet se tema është e varfër dhe nuk ka pse ta zgjasë më publikisht.
Ndërkohë lidhur me këtë reagim të Memës, ka bërë një postim ironizues partneri i Kiarës, këngëtari Luiz Ejlli. Ky i fundit ka publikuar një “mesazh” me Kiarën, ku ajo e pyet për ndeshjen Serbi-Shqipëri.
Ejlli i thotë që është më 11 tetor, sot jemi më 20 gusht. Më pas Tito shkruan: “Manaj do bëjë gol pjesën e parë, dhe ashtu mbaron”.
Luizi e pyet: “I ke pirë ilaçet o jet?” dhe moderatorja i përgjigjet: “Ja mbaje mend”.
Ndërkohë bashkëngjitur me “mesazhin” ai shkruan:
“Mua kur më pyesin direkt jashtë kamerave, kam këllqe për tu përgjigjur drejtpërdrejtë! Sepse ndjehem rehat, e nuk merrem me sajesa që i besojnë vetë. Thënë kjo, tema është e paparë, dhe kam shumë interes ta tjerr edhe më shumë se kaq publikisht. Natën e mirë”.