SOECZ

‘Ah Agron, sa boshllëk dhe dhimbje po na lë…’ Hidhërim në rrjet, miqtë e mjekut të njohur nuk e mbajnë dot veten

Trishtim i thellë ka përfshirë komunitetin shqiptar dhe atë kanadez pas lajmit të ndarjes së parakohshme nga jeta të Dr. Agron Alija, mjek i përkushtuar dhe Profesor i Asociuar në Shkollën e Mjekësisë dhe Stomatologjisë “Schulich” në London, Ontario.

Një aksident tragjik më 21 tetor 2025 i mori jetën mjekut shqiptar, duke lënë pas dhimbje të madhe tek familja, miqtë, kolegët dhe te të gjithë ata që patën fatin ta njihnin.

Për të gjithë që e njohën, Agroni, ose Goni ashtu si dhe ata e thërrisnin në biseda dhe tavolina mes miqsh e familjarë, nuk ishte thjesht një mjek i shkëlqyer, por një njeri me shpirt të madh, që çdo ditë ia kushtonte shërimit dhe përmirësimit të jetës së të tjerëve.

Në fytyrën e tij gjithmonë lexohej qetësia, mirësia dhe përkushtimi. Humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh dhe këtë e ka rrëfyer së fundmi mes rreshtash kunati dhe miku i tij.

“Agron,

Nuk e kisha menduar se një jave pasi u përshëndetëm në Prishtinë do të shkruaj këto fjalë. Të them se do të na mungosh shumë, është pak. Zbrastësira që le është e madhe, por shumë më e madhe është krenaria dhe nderi që u njohëm gjithë këto vite.

Do ta kujtoj me shumë respekt e me mall çdo takim e çdo bisedë që kishim.

Besa, Arita e Blendi kishin një bashkëshort e një baba shembullor, ne kishim një mik të rrallë që vështirë i gjindet shoqi. Po nuk ka fjalë më të duhur se sa “ Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi”. Qofsh i Xhenetit mik i dashur!

( Dr Agron Alija, burri i motrés, ndërroi jetë pas një aksidenti ne Kanada)”, shkruan ai, ndërkohë që nëpër rrjetet sociale të shumta janë postimet e kolegëve dhe miqve të dr.Agronit.

×