Këtë të martë, 4 nëntor, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një lajm të mirë për pensionsitët.
“Ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve. Është pjesa më e vështirë e pjesës financiare të një vendi”, deklaroi ai në krye të herës.
“Më në fund, pikërisht se nuk jemi më ai vendi që mezi mbahemi në këmbë, por jemi një vend me një ekonomi të qëndrueshme që rritet çdo vit, mund ta bëjmë atë për të cilën u zotuam”, shtoi kryeministri.
“Të arrijmë vit pas viti të rrisim pensionet sipas kategorive. Kështu pensionistët tanë përveç bonusit të fundvitit, duke filluar nga janari do të kenë një rritje tanimë të shtrirë muaj për muaj, për mbi indeksimin e përvitshëm natyrisht”, njoftoi Rama.
Konkretisht, sipas kategorive, në fund të mandatit synohet që pensionet të rriten si më poshtë:
Pensioni urban me vite të plota pune, 40 mijë lekë të rinj nga 27 mijë që është sot
Pensioni urban i pjesshëm: 22 mijë lekë të rinj nga 15 mijë që është sot
Pensioni rural: 18 mijë lekë të rinj nga 11 mijë që është sot
Pensioni familjar: 18 mijë lekë të rinj nga 11 që është sot
Pensioni i invaliditetit: 30 mijë lekë të rinj nga 20 mijë që është sot





