Një 38 vjeçar në Shkodër, ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10: 25, ku Arvjo Fishta, i cili ishte punonjës i një kompanie interneti ka qënë duke punuar në një shtyllë elektrike.
38 vjeçari ishte duke riparuar një kabllo internet në momentin që ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:25, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi A. F., 38 vjeç, (punonjës i një kompanie interneti), dyshohet se duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kabulli interneti, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





