SOECZ

Ngjarje e rëndë! Rrëzohet helikopteri, raportohet për disa të vd*kur, mes tyre dhe dy…

Dy biznesmenë italianë supozohen të vdekur pasi rrënojat e helikopterit të tyre privat u gjetën në një lartësi prej 1,000 metrash.

Mes viktimave besohet se ndodhet edhe piloti, por ende nuk ka njoftim zyrtar për bilancin.

Ngjarja ndodhi në një zonë malore në kufirin midis Markes dhe Toskanës në Itali, sot në mëngjes (10 nëntor).

Sipas agjencisë ANSA, 77-vjeçari Mario Paglicci, një argjendar i njohur nga Arezzo dhe 67-vjeçari Fulvio Casini nga Sinalunga pranë Sienës, kishin dërguar një sinjal rreziku për defekt të motorit përpara se helikopteri i tyre të rrëzohej të dielën pasdite.

Dy biznesmenët thuhet se po udhëtonin nga Venecia për në Arezzo.

 

 

×