Moderatori Ledion Liço u ka dhënë fund spekulimeve në media lidhur me jetën e tij personale dhe të ardhmen për drejtimin e “Big Brother VIP Albania”.
Zërat për Ledion Liçon u ndezën pas një videoje ironike të ish-banorit të “BBVA”, Xum Allushi, i cili la të kuptohej se Ledioni ishte ndarë nga partnerja e tij, Sara Hoxha.
Xumi u shpreh: “Po mua më kanë thënë që ty të ka lënë gruaja, ku do i gjesh lekët për bukë ti?” Pas kësaj, në rrjet qarkulluan spekulime nëse Ledioni do të vazhdonte apo jo drejtimin e “BBVA”.
Për t’i dhënë fund aludimeve, Ledioni ka postuar në InstaStory thënien e njohur nga “Game of Thrones”: “Një luan nuk shqetësohet nga mendimi i deleve!”
Ai e shoqëroi këtë citim me frazën: “Winter is Coming…” (Dimri po vjen…), e cila u interpretua edhe si paralajmërim për nisjen e edicionit të pestë të formatit.
Ky postim, duke përdorur fjalët e personazhit Lord Tywin Lannister, shërben si një përgjigje e fortë ndaj atyre që spekulojnë për jetën e tij, duke treguar se ai nuk i merr seriozisht thashethemet dhe po vazhdon me planet e tij profesionale.






