SOECZ

Aksident tragjik! Dy makina bëhen copash, raportohet se një person…

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të enjte në Rrugën e Arbërit, në vendin e quajtur “Ura e Vocit”,

ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Aksidenti është konstatuar nga drejtues të mjeteve që qarkullonin në këtë aks rrugor,

të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca, të cilat kanë bërë të mundur transportimin e

të plagosurit drejt spitalit. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.