SOECZ

Kaos në shtëpinë e BBVK: Tension i madh mes Albës, Dolces e Benitës (Video)

Shtëpia e Big Brother VIP Kosova është përfshirë nga tensione të larta pasditen e sotme, duke thyer qetësinë e zakonshme para spektaklit.

Ndërkohë që banorët pritej të bëheshin gati për Darkën e të Nominuarve – e cila sonte mbledh të gjithë shtëpinë rreth tryezës dhe jo vetëm të rrezikuarit – situata ka dalë jashtë kontrollit me provokime dhe kontakte fizike.

Dinamika nisi nga Alba, e cila ka vendosur të provokojë disa prej banorëve duke i lagur me një shishe sprucoje (sprej) të mbushur me ujë. Ajo që nisi si një ngacmim, u përshkallëzua shpejt në agresivitet.

Fillimisht, Benita zgjodhi një qasje indiferente dhe provokuese, duke deklaruar me qetësi se “lagia me ujë e bën më seksi”. Megjithatë, situata ndryshoi drastikisht me ndërhyrjen e Dolces.

Ndryshe nga Benita, Dolce nuk e ka toleruar veprimin e Albës. Ajo ka reaguar fizikisht duke e shtyrë Albën me forcë, e cila shihet duke u rrëzuar mbi krevat nga impakti.

Pas këtij momenti, tensioni u rrit edhe më tej kur Benita u rikthye në situatë, kësaj radhe duke i hedhur ujë Albës, tashmë të rrëzuar.

Këto skena, të cilat shikuesit i kanë cilësuar si bullizim dhe dhunë, vijnë në momentin më të papërshtatshëm. Me “Prime-n” që zhvillohet nesër, produksioni ka të gjithë kohën e nevojshme për të shqyrtuar pamjet.

Përplasja fizike e Dolces dhe provokimi i vazhdueshëm i Albës ngrenë pikëpyetje të mëdha: A do të ketë përjashtime apo dënim automatik?

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)

Mbetet për t’u parë nëse ky incident do të jetë kryefjala e diskutimit në tryezën e tensionuar të darkës së sotme, apo nëse “Vëllai i Madh” do të marrë masa para se të nisë spektakli i nesërm. /Prive