Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Malësi të Madhe.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë dy mjete dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Mësohet se shoferi i automjetit dhe drejtuesi i kamionit janë dërguar në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tyre ende nuk bëhet me dije.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.





