SOECZ

Situat e pazakontë në BBVA! Produksioni del URGJENTISHT me NJOFTIMIN ZYRTAR

Një situatë e pazakontë është regjistruar ditën e sotme gjatë transmetimit të Big Brother VIP Albania.

Abonentët kanë raportuar se të dyja kanalet e dedikuara për transmetimin 24-orësh janë bërë të paqasshme, duke shkaktuar një ndërprerje të plotë të pamjeve nga shtëpia.

Në ekranet e të dyja linjave të transmetimit shfaqen pamje të zeza, gjë që ka ngjallur shqetësim dhe reagime të shumta nga publiku.

Lidhur me këtë problem ka reaguar edhe produksioni përmes një njoftimi urgjent. Sipas “Vëllait të Madh”, shkaku i këtij bllokimi masiv lidhet me probleme teknike.

Njoftimi zyrtar:

​Për shkak të disa problemeve teknike, sinjali nga shtëpia është ndërprerë. Ekipi teknik po punon për rikthimin e menjëhershëm të transmetimit.

Vëllai i Madh ju njofton se banorët janë gjatë gjithë kohës nën monitorimin e kamerave.