SOECZ

Reagimi i fortë i Jul Dedës pasi Miri i hyri në krevat Selinës

Marrëdhënia e afërt dhe e diskutuar mes banorëve të “Big Brother VIP 5”, Selit dhe Mirit, ka sjellë reagimin e drejtpërdrejtë të aktorit dhe ish-finalistit, Julian Deda.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Juli ka analizuar situatën duke u shprehur se si dy adultë, ata janë të lirë të kenë çfarëdo raporti që dëshirojnë dhe askush nuk mund t’i ndalojë.

Megjithatë, aktori e ka vënë gishtin te “qorrsokaku” ku Miri ka futur veten me justifikimin se e sheh Selin si bijën e tij.

Juli shkruan prerë: “Kush ka vajza në këtë moshë e di shumë mirë se, vajzës nuk i futesh dot as në dhomë dhe jo më në krevat..!”

Për Dedën, e vërteta është më e thjeshtë dhe nuk ka lidhje me ndjenjat atërore, por me strategjinë.

“Më mirë të pranojnë të dy, se kjo marrëdhënie i duhet për lojë dhe kaq,” ka përfunduar ai, duke hedhur poshtë alibinë e Mirit për afrimitetin fizik me banoren më të re.