SOECZ

Horoskopi i fundit i 2025! Meri Gjini paralajmëron shenjat: Dikush merr lajmin e madh deri më 31 dhjetor

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, ku foli për ditët e fundit të 2025.

Ditët e fundit të dhjetorit kemi Marsin mbi Diellin. Ata që kanë detyrime profesionale të mos i lënë për fillimin e janarit, pasi janë dy ditë shumë të mira për të mbyllur çfarë kanë për të mbyllur dhe sjell prodhim.

Kemi një Mërkur jo shumë komod me Saturnin. Nëse zgjedhim të jemi të buzëqeshur, do ishte formula më e mirë e mundshme, sepse ka një tendencë që fjalët e tjetrit të na vinë rëndë në vesh. Zgjidhni të jeni të zbutur në mënyrën si do komunikoni.

Këtë ndërrim vitesh, vendosni në agjendë gjërat që dëshironi, jo vetëm ato që duhen dhe keni detyrim.

Detyrimet për dashurinë e vërtetë janë të vetmet detyrime që tolerohen këtë fundvit.

Dashi
Është një javë që vëmendja dhe agjenda i përket familjes. E kanë instiktive për t’u nisur nga vetja dhe padyshim që do zgjedhin familjen. Nëse sot edhe nesër keni për të firmosur diçka, mos u nxitoni. Saturni është aty, kështu që duhet të jeni të matur dhe t’i kushtoni rëndësi detajeve, pasi kjo do përcaktojë si do nis viti për ju.

Demi
Synimi kryesor i kësaj jave është çlodhja. Do e ndjejnë lodhjen, jo të momentit, por të kohës dhe të vitit. Vendosja e Mërkurit dhe e Saturnit bën të mundur që të keni zgjidhje ose informacion për një çështje të rëndësishme profesionale.

Binjakët
Mërkurin e kanë ballë për ballë, në katërkëndësh me Saturnin. Mos u nxitoni në mënyrën se si i ndani pakënaqësitë tuaja. Do keni mundësi shumë të mira rreth datës 3-4 janar për t’i thënë shqetësimet dhe pakënaqësitë në formën që duhet. Këtë javë kursejini pakënaqësitë. Çështje që i përkasin punës dhe bashkëpunëtorëve do kenë një ngrohtësi dhe produkti të mirë.

Gaforrja
Marsi dhe Dielli janë bashkë, përballë. Çdo lloj detyrimi profesional është një dyditësh shumë i mirë që do prodhojë. Kujdes të mërkurën mos bëni gabime në nxitim e sipër. Mërkuri me Saturnin nuk është ndihmues për ju. Megjithatë, mënyra si do ndiheni me veten do përcaktojë gjendjen tuaj dhe raportin me të tjerët.

Luani
Mërkuri me Saturnin, sigurohuni që informacioni që keni dëgjuar është i duhuri para se të reagoni. Filtroni informacionet. Marsi te Bricjapi i përket më shumë njerëzve që keni në ambientin e punës, nuk është shumë personal.

Virgjëresha
Saturni ballë për ballë tyre, duhet të ndihmojë njerëzit që bashkëverpojnë në punë këto dy ditë, në mënyrë që të arrini sa më shpejt rezultatet në mbyllje të 2025.

Peshorja
Kanë në plan të gjejnë kohë për vete dhe të pushojnë. Duket sikur duan të merren me veten dhe do vendosin në agjendë atë që duan, dhe jo detyrimet. Kjo është më e mira që do bëni këto ditë të fundit të vitit.

Akrepi
Kanë një Mars të fuqishëm përballë. Sidomos të lidhurit në 10 ditëshin e parë, vëmendjen do e kenë te çështjet profesionale pavarësisht festave. Nesër do keni informacione shumë të rëndësishme për zhvillimin tuaj profesional.

Shigjetari
Agjendën e keni të ngjeshur. Keni shumë punë dhe detyrime. Por vendosni çfarë keni të rëndësishme në agjendë nesër. Mërkuri dhe Saturni është përmbyllës për ju në drejtimin profesional, i mbyllni detyrimet si duhet dhe i lini pas në 2025.

Bricjapi
Agjenda e ngjeshur kërkon organizim të kujdesshëm. Përdorni këto dy ditë për të mbyllur çfarë keni për të përfunduar, pa u nxitur dhe duke i kushtuar rëndësi detajeve.

Ujori
Marsin e ka në familjen e 12-të, me nge e ka. Nëse ka detyrime të pashmangshme, vendosini sot në agjendë. Nga e mërkura, agjenda është vetëm për familjen.

Peshqit
Saturni është te ata, në katërkëndësh me Mërkurin, vrapi do vazhdojë deri në momentet e fundit të 31 dhjetorit. Nëse mund të vendosni sadopak në agjendë gjëra që doni vërtet të bëni, do ishte shumë mirë.

×