SOECZ

Viti 2026 nis me aksident tragjik, vd*sin 3 të rinj — bëhet i ditur identiteti i tyre

Një aksident tragjik rrugor është regjistruar në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë humbur jetën tre persona, ndërsa një vajzë 20-vjeçare ka mbijetuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Viktimat janë Klejdi Myftari, 24 vjeç, Anxhelo Ruci, 28 vjeç dhe Martin Dulaj, 26 vjeç. Të rinjtë ndërruan jetë në vendngjarje për shkak të plagëve të rënda të marra nga përplasja e fortë e mjeteve.

Ndërkohë, e reja Arsida Demiri, 20 vjeçe, u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia dhe shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit të rëndë.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve për më shumë kujdes në rrugë.

×