Ky vit i ri, nuk ka nisur mbarë pasi aksidentet kanë qënë të shumta këto dy ditë të para të vitit.
Përgjithësisht shkaqet kryesore kanë qënë shpejtësia e lartë dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, por edhe moti i keq.
Në nisjen e këtij viti të ri 3 të rinj humbën jetën në Tepelenë, viktimë e këtij aksidenti kanë mbetur,
Klejdi Myftari, Martin Dulaj, dhe Anxhelo Ruçi, e një e re u plagos rëndë, Arsida Demiri vetëm19 vjeç.
Jo më larg se mëngjesi i sotëm dy bashkëshortë Petrit dhe Elona Florini kanë ndërruar jetë në Lezhë,
e në po të njëjtin aksident janë plagosur një nënë dhe dy fëmijët e saj të mitur 6 dhe 2 vjeç.
Në Rrugën e Kombit, si pasojë e ngricave janë përfshirë në aksident 15 automjete.
Nga aksidentet u dëmtuan gjashtë persona, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Rrëshenit dhe fatmiresisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Para pak minuarsh një aksident rrugor është regjistruar pranë postës në qytetin e Vlorës, ku një automjet ka përplasur një këmbësor të moshuar.
I plagosuri rreth 95 vjeç, është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.





